Rama i reagon “gëzimit” të Edita Tahirit për Cakajn

16:39 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka reaguar “gëzimit” të ish-ministres kosovare për Dialog, Edita Tahiri për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Punëve të Jashtme nga ana e presidentit shqiptar, Ilir Meta.

Ai i është përgjigjur asaj duke thënë se ajo është bashkuar me ‘qyqarë’ në kundërshtimin e emërimit të Cakajt.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”, ka shkruar Rama.

Ndryshe sot, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka dekretuar Gent Cakajn si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për shkak të deklaratave të tij pro korrigjimit të kufijve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme