I ftohti që ka kapluar Kosovën, ka shtuar numrin e fëmijëve që kërkojnë trajtim mjekësor në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.
Në Emergjencën e Pediatrisë të Klinikës së Pediatrisë në QKUK, për 24 orë, janë trajtuar 74 raste, shkruan gazeta inFokus.
Prej tyre, 22 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartet e ndryshme të Klinikës së Pediatrisë.
Ndërsa gjithsej 178 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
42 prej tyre, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, ndërsa kishte edhe 26 raste kirurgjike, 80 internistike dhe 26 ortopedike.
15 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik. Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...