Ngritja e peshave të rënda në mënyrë të përsëritur mund të ndikojë në fertilitin e gruas, të paktën ky është përfundimi i një studimi botuar së fundmi në Occupational and Environmental Medicine.
Ndonëse sipër shkencëtarëve nevojiten më shumë kërkime për të verifikuar shkakun themelor të infertilitetit, ekipi i Harvardit T.H. Chan, Shkolla e Shëndetit Publik beson se gratë në klumin e viteve riprodhuese (në të 20-at e tyre deri në vitet e para të të 30-ave) duhet ta marrin këtë në konsideratë këtë fakt.
Studimet kanë gjetur ndër vite lidhje midis punës së rëndë fizike, orëve të tejzgjatura të punës dhe stresit me aftësinë e një gruaje për të ngjizur dhe mbajtur një shtatzëni. Por hulumtimi më i fundit ka analizuar drejtëpërdrejtë faktorët që ndikojnë në fertilitetin e gruas si nivelet e hormoneve dhe numrin e vezëve dhe si ndryshojnë këto të fundit me kalimin e viteve.
Hulumtuesit kanë studiuar më shumë se 470 gra dhe dolën në përfundimin që punët e rënda ndikonin drejtëpërdrejtë në numrin e vezëve të maturuara të afta për t’u zhvilluar në embrione të shëndetshme. Gratë që raportuan lëvizje dhe ngritje të peshave të rënda kishin 8.8% më pak vezë në përgjithësi dhe 14.1% më pak vezë të pjekur, krahasuar me gratë që asnjëherë nuk ishin marrë me aktivitet të rëndë fizik.Ky reduktim i vezëve të pjekura ishte edhe më i madh tek gratë që ishin gjithashtu mbipeshë ose mbi moshën 37 vjeç.
Mekanizmat që shpjegojnë këtë lidhje në reduktimin e pjellorisë nuk njihen, por hulumtuesit dëshirojnë të eksplorojnë më tej, si dhe të shohin nëse ky ndikim në fertilitetin mund të reduktohet, përmirësohet ose shmanget.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...