Sasia e ushqimit është gjithmonë ajo që na dëmton, në dietën e përditshme! Sikur të dinim t’i thonim mjaft pjatës dhe të ngriheshim nga tryeza të pangopur, me siguri që nuk do kishim probleme me peshën. Po ju sjellim sot një metodë praktike, fal së cilës mund të kontrolloni sasinë e ushqimeve. Me këtë rast, shmangni edhe përdorimin e peshores. Praktika e mëposhtme mund të zbatohet vetëm në rastet kur gatuani në shtëpi sepse, në restorant, nuk keni mundësi të konrolloni racionet por, me të mësuar stomakun me sasinë që i duhet, do dini të ndaleni atëherë kur duhet. Ja cilat janë truket sipas ushqimeve të ndryshme:
Makarona: një grusht
Bëhet fjalë për makarona të pagatuara! Duhet të llogarisni 1 grusht të dorës për çdo person, kur I hidhni për të zier. Janë të barazvlefshme me 75 gramë.
Mishi: gjysma e pëllëmbës së dorës
Qoftë i bardhë apo i kuq, sasia e mishit që konsumoni duhet të ketë madhësinë e gjysmës së pëllëmbës; është e barazvlefshme me 100 gr mish, aq sa ju duhet për mos të shtuar në peshë!
Peshk: sa e gjithë dora
Te peshku, specialistët janë treguar më bujarë. Madhësia e dorës, në rastin e peshkut, korespondon me 150 gr peshk. Në rastin e frutave të detit, llogarisni 20 karkaleca të vegjël apo 25 midhje. Sasia e peshkut salmon duhet të jetë sa ajo e mishit!
Perime: dy duar të mbushura
Asnjë suprizë! Atë që pëlqejmë më pak duhet ta hamë më shumë! Në rastin e perimeve madje, mund ta kaloni sasinë e këshilluar!
Patate: një grusht
Sasia e duhur që duhet të hani është 180 gr ose 2 patate të vogla.
Djathëra: dy gishta
Të shkretë ne! As 30 gram djathë! Në rast se përdorni djathë të njomë, mund ta shtoni pak sasinë.
Vaj ose gjalpë: gjysmën e madhësisë së gishtit
Ok, në këtë pikë jemi të gjithë dakord!
Sa për frutat mund të mbushni të dy grushtet e duarve por, te çokollata, shtrëngohet sërish masa; vetëm një gisht!
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin