Google ADS

​Policia bastisë katër shtëpi në Vushtrri, konfiskohen armë e municion

15:27 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rajonit të Mitrovicës kanë ndërmarrë sot paradite një operacion në katër lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë kundër armëve ilegale, me ç’rast janë konfiskuar katër armë, tre pistoleta dhe një armë gjuetie, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, të cilët sipas prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme