Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në vitin 2019 do të jetë prioritet ekonomia. Ai u shpreh se se nuk është përmbyllur ende reforma për lirimin e bizneseve nga ngarkesat tatimore.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një takimi me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane.
Pas komenteve të komunitetit të bizneseve se sektori publik dhe Qeveria është bërë vend tërheqës për punësime, ndërsa sektori privat ka mbetur jo tërheqës, Haradinaj ka komentuar edhe punësimet në administratë e Qeveri.
“Te pagat s’ka pasur ligj të pagave, pra është hera e parë që do të ndodhë shumë shpejt ligji për pagat, me gjithë defektet që mund t’i ketë. Punësimi në kabinetin qeveritar ka ndodhë në vazhdimësi, në Qeverinë Thaçi, në Qeverinë Mustafa, ndërsa me ardhjen time nuk janë më shumë se 40”, tha ai.
Ai nuk harroi as me këtë rast ndikimin ekonomik të taksës ndaj Serbisë.
“Investimet e huaja, kemi investitorë të huaj, siç është Bechtel Enka, por pritet edhe një investitorë për energji elektrike siç është Contur Global. Pra, ky vit do të jetë i ekonomisë. Taksa ndaj Serbisë ndoshta ka qit probleme për disa importues, por ky vendim është politik. E kemi ditë që i ka disa ndikime të rënda për disa biznese në Kosovë”, tha ai duke kërkuar nga prodhuesit që të kenë kujdes për çmimet e produkteve, të mos i shtrenjtojnë.
Haradinaj lidhur me buxhetin 2019 ka thënë se Kuvendi është në pushim, dhe në fund të muajt do të mbahet një seancë për buxhetin.
“PSD i ka disa kërkesa për buxhetin që besoj se do t’i realizojmë”, tha ai.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...