Google ADS

4 veprime në 10 minuta që do t’ju zgjasin jetën

12:39 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Disa nga këshillat më të mira të jetëgjatësisë janë ato më të lehtat. Më poshtë zbuloni veprimet e shkurtra që do t’ju zgjasin jetën:

-Nëse ju tashmë shijoni një filxhan kafe (ose dy), ju jeni në rrugën e duhur. Një studim i botuar i Mjekësisë së Brendshme zbuloi se konsumimi i kafesë çdo ditë mund të zgjasë jetën. “Konsumi i kafeinës shoqërohet gjithashtu me një rrezik të reduktuar të diabetit”, shton Tik Pau, mjek i lidhur me Qendrën Mjekësore të Gwinnett shkruan Living

-Meditimi: Nëse nuk keni adoptuar ende një praktikë të meditimit, është koha për të filluar – edhe nëse është vetëm për pesë deri në dhjetë minuta të ditës suaj. “Meditimi është i rëndësishëm për lehtësimin e stresit dhe është i njohur për të rritur gjatësinë e telomereve, shënuesve të qelizave për jetëgjatësi”, shpjegon Kien Vuu, MD, radiologë onkologë nga Los Angeles.

-Uji: Hidratimi është një nga komponentët më të rëndësishëm të jetesës së shëndetshme. “Rritja e hidratimit përmirëson qarkullimin e gjakut, duk i dhënë shtysë rrjedhjes së lëndëve ushqyese dhe heqjes së produkteve të mbetura që nuk i nevojiten trupit tonë”, shpjegon Dr. Cavallo. “Kjo lejon që zemra, mëlçia dhe veshkat të funksionojnë me më pak stres.

-Lani duart: Kjo mund të jetë gjëja më e thjeshtë që mund të bëni për të jetuar më gjatë, kryesisht sepse ndihmon në mbrojtjen nga sëmundja. “Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë larje të rregullt të duarve, veçanërisht përpara dhe pas aktiviteteve të caktuara, si një nga mënyrat më të mira për të hequr mikrobet, për të mos u sëmurë dhe për të parandaluar përhapjen e mikrobeve te të tjerët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme