Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale është një e keqe e madhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi e në veçanti për ish pjesëtarët e UÇK-së.
“Këtë ‘dhuratë’ e kemi nga deputetët e legjislaturës së gushtit të vitit 2015. Tanimë nuk ka logjikë, as njerëzore, as normale, as ligjore, që të formohet një Gjykatë në Hagë, jashtë territorit të Kosovës dhe të pretendohet se askush nuk do të ftohet. Me siguri që do të ftohen persona të caktuar, të gjithë janë shqiptarë, ish-pjesëtarët e UÇK-së, avokat shqiptarë nëse ata janë të interesuar t’i mbrojnë, dhe shqiptarë do të ketë edhe dëshmitar por në asnjë cilësi tjetër”, ka thënë ai për portalin arbresh.info.
Gashi ka folur edhe për mos përgjigjen ndaj ftesave të kësaj Gjykate.
“Deri më tani sa e di është vetëm një ish pjesëtar i UÇK-së që nuk i është lajmëruar ftesës së Gjykatës Speciale, por sa kam marr informata nga avokati i tij ai thjesht e ka shkyçur telefonin, dhe kjo nuk do të thotë që nuk do të paraqitet në Gjykatë me datat e caktuara, më duket që është me 17 janar të këtij viti. Është keq nëse fillohet me mos përgjigje të ftesave të rregullta të Gjykatës Speciale, por ndoshta kjo ka qenë edhe pasojë e ftesave të çuditshme, jo normale, jo ligjore, që janë bërë përmes telefonit, viber, WhatsApp, dhe formave të tjera të rrjeteve sociale. Përmes thirrjeve telefonike tani më as nëpër dasma nuk thirren, por me ftesa të shkruara. Kjo mund të jetë keqkuptimi që ka ndodhur dhe tani më prokuroria e ka kuptuar dhe sipas informatave të mija të sigurta, tani më të gjithë ftohen në formë të shkruar dhe me ftesa që i dorëzohen përmes zyrtarëve të Gjykatës Speciale, përmes hetuesve të caktuar apo në mënyrë normale”, ka thënë ai.
Sipas tij refuzimi i përgjigjes së ftesës, mund të sjellë pasoja shumë të këqija për atë që e refuzojnë.
“Mund të jenë masa të dhunshme për sjelljen e tij nëse ai është kërkuar në Hagë, do të dërgohet në Hagë, nëse ai ka ikur do të gjendet një ditë, do të arrestohet dhe do të dërgohet atje. Kjo mund të ketë pasoja edhe për të tjerët që konsiderohet një praktikë jo e mirë, dhe pastaj të ketë masa shtrënguese që nuk do të duhej të kishte askush. Deri më tani secili shqiptarë i Kosovës që është ftuar në Tribunalin e Hagës për ish Jogusllavinë dhe në të gjitha Gjykatat qoftë vendore apo ndërkombëtare, për raste të krimeve të luftës, për luftën në Kosovë, për të dhënë sqarime, qoftë në cilësinë e të akuzuarit, apo në cilësinë e dëshmitarit, të gjithë janë lajmëruar. E kemi rastin më të mirë vetë lajmërimin e kryeministrit Haradinaj, ku pati dhënë dorëheqje për të shkuar. Nëse ish komandantët e UÇK-së vullnetarisht dorëzohen tek institucionet ndërkombëtare, atëherë pse mos të bëjnë ushtarët e thjeshtë”, ka thënë ai duke shtuar se Kosova e ka formuar një Gjykatë kundër vetvetes.
“Në këtë rast ne kemi të bëjmë me diçka që është e çuditshme, ku ne kemi formuar një Gjykatë kundër vetvetes, e kanë formuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së vitit 2015, dhe janë shtjerr më mjetet juridike që kjo Gjykatë të zhbëhet, sepse doli edhe joserioze, dolëm edhen joserioz, edhe si shtet edhe si udhëheqës shtetërorë kur më 22 dhjetor të vitit 2017 u tentua zhbërja e Gjykatës Speciale, duke tentuar që zyrtarë dhe ambasadorë të shteteve të fuqishme që i kanë ndihmuar Kosovës, se kinse ata janë për festa nëpër vendet e tyre dhe kjo do të kaloj pa pasoja. Pasi që iu tërhoq vërejtja, dhe pasi që u kërcënuan se kjo mund të jetë thikë pas shpine ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë e shteteve tjera mike, të gjithë u tërhoqën dhe kryesorët e shtetit deklaruan se do të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale, dhe tani janë thirrjet e njëpasnjëshme, ku secili që ftohet duhet t’i përgjigjet. Është e keqe që vetvetes ia kemi formu”, ka theksuar ai.
Ndër të tjera Gashi ka thënë që secili që ftohet ka obligim që t’i përgjigjet Gjykatës Speciale.
“Askush nuk ka imunitet pavarësisht funksionit që kryen kurdo në jetën e tij. Qoftë zyrtarë shtetërorë, kryeministër, ministër apo çfarëdo funksioni tjetër. Secili që ftohet do të përfundoj në Hagë, dhe pastaj zyra e Prokurorit Special do të vendos nëse do të ngritët aktakuzë apo jo. Në Kosovë kush ftohet, paska e ka më lehtë, sepse mund të ndodh që me deklarata sqaruese ta parandalojë akuzimin eventual. Në Hagë kushdo që ftohet, besoj që tani për tani secili prej tyre është i dyshimtë, dhe situata e tyre është e veçantë për shkak që janë edhe mjetet tjera ligjore që dikush të ndalet atje dhe të qëndroj në paraburgim nëse prokurori kërkon këtë. Por nuk duhet të jetë asgjë befasi, sepse e kemi formuar një Gjykatë dhe tani po e vajtojmë fillimin e punës së saj, kur të gjithë e kanë ditur që një ditë do të vijnë në radhë për t’u gjykuar. Më të rrezikuarit janë ata ku emri i të cilëve gjendet në raportin e senatorit Dick Marty”, ka shtuar ai./V.Berisha/arbresh.info
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...