Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, pritën sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe zëvendës-ambasadoren, Carole Blestel-Feffer.
Në një njoftim lëshuar nga kjo parti është biseduar për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, ndërsa ambasadori francez ka shprehur mbështetjen e Francës për shtetin e Kosovës.
Ndërsa, Kurti ka theksuar nevojat e mëdha ekonomike dhe sociale që kanë shtresa të ndryshme të popullit në Kosovë, nga punësimi e deri të investimet, dhe se si ka dështuar modeli ekonomik në linjën e të cilit po ecën qeveria aktuale.
Ai më tej theksoi edhe një herë domosdoshmërinë për t’u mos u ngutur e për të mos bërë gabime në dialogun me Serbinë.
“Duhet t’ia nisim nga vlerësimi në Kuvend i marrëveshjeve të arritura deri më sot, dhe ky vlerësim po ndalet me qëllim nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë Kurti.
Më tej, Kurti ka folur për mungesën e legjitimitetit demokratik të Ekipit negociator dhe të qeverisë, si dhe për nevojën për të mbajtur zgjedhje të parakohshme nga të cilat do të dilnin institucione legjitime dhe demokratike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...