Google ADS

Shteti do të harxhojë pesë milionë euro për zgjedhjet presidenciale

10:09 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Rreth pesë milionë euro do të harxhojë shteti për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin maj të këtij viti.

Më shumë para, rreth 3 milionë euro do të ndahen për kompensimet për bordet zgjedhore, ndërsa mjetet tjera do të dedikohen për transport dhe material zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rreth 300 mijë euro do të shkojnë për vendosjen e bordeve zgjedhore, ndërsa për shkak të kësaj dhe që të largohen dyshimet KSHZ ka propozuar që të vendoset votimi elektronik dhe kontrolli elektronik i të dhënave.

Nga KSHZ thonë se partitë parimisht janë pajtuar me këtë, po duhen ndryshime për Ligjit zgjedhor, për të cilin nuk ka edhe shumë kohë.

Ndryshe, sistemi elektronik për votim për herë të parë është zbatuar në Holandë në vitin 1990. Ndërsa në Ballkan ligji i tillë është votuar vetëm në Slloveni, por edhe atje zbatohet pjesërisht, vetëm për personat e sëmurë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme