Aeroportet e Dyseldorfit dhe Këlnit në grevë

08:58 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Pasagjerët e North Rhine-Westphalia pritet të kenë probleme me udhëtimin.

Kjo pasi që aeroportet e Dyseldorfit dhe Këlnit janë në grevë tërë ditore, njofton sindikata Verdi, transmeton portali arbresh.info.

Verdi u ka bërë thirrje punonjësve të sigurisë në Dyseldorf dhe Këln-Bonn për një grevë tërë ditore.

Në Shtutgart, greva do të nisë nga ora 03:00 e mëngjesit kurse në mesnatë ka nisur në Dyseldorf e Këln.

Pasagjerët duhet të përgatiten për anulime të fluturimeve dhe vonesa të rëndësishme në kontrollin e pasagjerëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme