Parlamenti britanik ka miratuar një projektligj i cili parasheh një “plan B” brenda tre ditësh nga ana e qeverisë në rast se marrëveshja e Brexit-it refuzohet gjatë votimit nga ana e deputetëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Me 308 vota pro dhe 297 kundër, deputetët i kanë njohur afat prej tri ditësh qeverisë në rast se votimi që do të mbahet javën e ardhshme do të rezultojë kundër marrëveshjes së arritur midis kryeministres Theresa May dhe Bashkimit Evropian (BE).
Sipas politologëve, parlamenti me këtë vendim ia ka ngushtuar lirinë e lëvizjes qeverisë në procesin e Brexit-it.
Vendimi erdhi pasi një ditë më parë, parlamenti votoi që qeveria të ngelet e detyruar të marrë miratimin e deputetëve për shpenzimet që do të bëhen në lidhje me Brexit-in.
Ndërkohë, gjatë pyetjeve javore në parlament për kryeministren, May tha se Britania do të largohet nga BE-ja më 29 mars dhe se marrëveshja e saj është alternativa e vetme ndaj një skenari pa marrëveshje.
Votimi në parlament për marrëveshjen e Theresa May do të mbahet më 15 janar, ndërkohë që pritshmëritë janë që ajo nuk do të arrijë të sigurojë votat e nevojshme.
Zyrtarët evropianë më herët kanë theksuar se marrëveshja e arritur nuk mund të rinegociohet.
Ndryshe, Britania vendosi të largohet nga BE-ja pas referendumit që u mbajt më 23 qershor të vitit 2016.
Afati prej dy vitesh që neni 50 i Traktatit të Lisbonës parasheh për largim nga BE-ja do të përfundojë më 29 mars dhe në këtë mënyrë vendi zyrtarisht do të largohet nga unioni.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...