Google ADS

Loredana Berte, diva e përjetshme

08:18 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

“Non ti dico no”, ose nuk të them jo, bashkëpunim i Loredana Berte dhe grupit Boomdabash, është kënga më e dëgjuar për 2018 në Itali.

Duket një kthim pas për këngëtaren, në vitet kur spontaniteti është markë e fortë në jetën e çdo adoleshenti, dhe ku lehtësia e të jetuarit kthehet në motiv, por pikërisht përshtatja me këto tekste dhe këtë muzikë i jep asaj meritën e të qenit divë e muzikës.

Me të njëjtin luk trasgresiv, me një personalitet të fortë vokal dhe interpretativ, Loredana duket se nuk e ka humbur titullin e marrë në vitet ’70, kohë e artë kjo për këngëtaren, ku u cilësua mbretëresha e rrokut italian.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme