Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nuk duhet të krijohet përshtypje e keqe për ata persona që u janë vrarë familjarë pas lufte, pse ata shpresojnë te Gjykata Speciale.
Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ata kanë të drejtë të kenë shpresë te Gjykata Speciale, se ajo mund të zbardhë vrasjen e familjarëve të tyre.
“Edhe unë nëse do të kisha babën, nënën apo vëllain e vrarë, edhe unë do të shpresoja te Gjykata Speciale… Fatkeqësia është se ka shqiptarë të vrarë, që nuk janë vrarë nga Serbia, e ato raste nuk janë zbardhë. Është provuar që ato viktima të vendosen në kampin e spiunëve pa kurrfarë fakti”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti ka thënë se dhemb shumë që dikush, pa ndonjë vendim të gjykatës, të shpallë tradhtar dikë në emër të popullit.
“Ata familjarë e kanë të drejtën e gjithë botës të shpresojnë dhe besojnë se Gjykata Speciale do të zbardhë vrasjen e familjeve të tyre. Thuhet se i mbyturi kapet për kashte. Edhe ata njerëz kapen për kashte. Kudo që e shohin një shpresë se mund të zgjidhet ajo çështje, ata shpresojnë në drejtësi”.
Mushkolaj ka thënë se nuk është ideja të krahasohen masakrat e Serbisë me këto vrasje, por sipas tij krimi mbetet krim.
“Duhet pasur parasysh se gjatë gjithë kohës, është bërë përpjekte që dëshmitarët e mundshëm me i heshtë. Me u mbyllë gojën në çfarëdo forme. Këto vrasje kanë ndodhë”, deklaroi Mushkolaj.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...