Google ADS

Labin nuk e zë gjumi, e ka mendjen te protesta e nesërme për vizat

00:02 | 10 Janar 2019
Trina Galanxhi

Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri, thotë se nuk po e zë gjumi.

Kjo për shkak të protestës së nesërme që organizohet bashkë me studentë kundër izolimit të Kosovës për shkak të mosliberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.

Ai përmes një shkrimi në facebook ku edhe ka hyrë live, thotë se nuk po e zë gjumi pasi mendjen ka tek protesta e nesërme.

Sipas tij, edhe tre vjet nuk ka viza.

Shkrimi i plotë:

NUK KENI FJETUR AKOMA STUDENTË?!

Tani pak para se të flejm gjumë edhe pse nuk bëj se e kam mendjen tel protesta e neserme për te përkrahur studentêt që nuk i ze gjumi duke pritur në ambasada për nje viz, për nje rrugetim të rendesishem në Evropë qē të njohin nga afër studentë të profesioneve të tyre!
Po ashtu qytetarët e të gjithave moshave janë mbetur pa shpresë por po ju them që mos te presim fare se si duket edhe 3 vjet nuk ka Viza.

Prandaj për keto padrejtesi po dal në rrugë bashk me ju!

Labi FKSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme