Befasi në Francë, PSG eliminohet nga Kupa e Ligës

23:23 | 9 Janar 2019
Arbresh Info

Mbrëmja e sotme (e mërkurë) ka qenë befasuese për skuadrën e trajnerit Thomas Tuchel.

Paris Saint Germaini është eliminuar në formë tronditëse nga Kupa e Ligës në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar si nikoqir kundër Guingampit, shkruan portali arbresh.info.

Neymar me një gol të bukur me kokë pas asistimit nga Thomas Meunier dërgoi nikoqirët në epërsi duke shënuar për 1 me 0 derisa po zhvillohej minuta e 63′. Mirëpo, Guingampi barazoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 81′.

Yeni N’Gbakoto u tregua i saktë me goditjen e tij nga penaltia.

Mysafirët përfituan sërish duke përmbysur rezultat nga penaltia në minutën e tretë të kohës shtesë duke shënuar për 2 me 1 përmes Marcus Thuramit.

Kjo ishte disfata e tyre e parë në gjashtë vitet e fundit në Kupë të Ligës dhe kështu kampioni francez nuk do të shkojë në gjysmëfinale ndërkohë që kjo është disfata e tyre e parë sezonale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme