Familjarët saj kanë kërkuar tentuar që të lëvizin me automjet, por ishte e pamundur për shkak të ngricës dhe borës në rrugë. Kështu që në ndihmë ka shkuar infermieria e zonës dhe brenda një ore fëmija ka ardhur në jetë.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e shërbimit mjekësor dhe menjëherë një ambulancë është nisur drejt banesës së 25-vjeçares Luljeta Coca. Kur ambulanca mbërrin në banesën e familjes Coca, bebja e seksist mashkull kishte ardhur në jetë.
Mësohet se nëna ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm.
Infermieri i urgjencës së spitalit të Elbasanit, Klajdi Muça, tha se nëna dhe bebja gëzojnë shëndet të plotë. “Pavarësisht kësaj, ata duhet ta kalojnë natën në spital për të qenë nën vëzhgimin e mjekëve dhe nesër mund të rikthehen në banesën e tyre”, tha Muça. /Portalionline.com
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...