Google ADS

Praktika interesante e Zvicrës: Ndërron presidentin çdo vit

22:11 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Derisa në shumë vende të botës përfshirë këtu edhe Kosovën, mandati i një presidenti është 4 vjet, shteti i Zvicrës ka një praktikë ndryshe. I ndërron presidentët çdo vit.

Nga 1 janari 2019, Ueli Maurer është presidenti i ri i Zvicrës, duke zëvendësuar Alain Berset.

Ueli Maurer do të jetë ‘i pari midis të barabartëve’ në një Këshill Federal të përbërë nga shtatë anëtarë, ndërsa Alain Berset vazhdon si Këshilltar Federal. Zvicra e ndërron presidentin çdo vit.

68-vjeçari ka qenë ministër i Financave nga viti 2016, derisa do të jetë president i Zvicrës për një vit, shkruan “Swissinfo.ch” përcjell Albinfo.ch.

Roli i tij është simbolik, megjithatë, kjo do të thotë se është ‘i pari midis të barabartëve’.

Karriera e tij politike filloi 40 vjet më parë, kur u zgjodh në këshillin e qytetit të Hinwil në kantonin Cyrih. Ishte president i Partisë Popullore në Zvicër 1996-2008.

Nuk dihet se sa kohë do të vendosë Maurer për të qëndruar në qeveri, pasi është shumë e rrallë që një këshilltar federal të hiqet nga detyra.

Në fjalimin e tij të pranimit para parlamentit në fillim të dhjetorit, ai tha se “politika duhet të jetë kënaqësi dhe duhet të gëzosh”.

Dhe thuhet se ish-komandanti i një batalioni të biçikletave ushtarake ende merr kënaqësi duke hipur biçikletën e tij për të punuar çdo ditë që mundet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme