Studenti pranon se hakoi të dhënat e politikanëve gjermanë

22:08 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Një student ka pranuar se është autor i një prej sulmeve më të mëdha kibernetike në Gjermani. Policia nuk e bëri publik emrin e 20-vjeçarit, i cili nuk është një ekspert kompjuterik.

Studenti arriti të aksesonte të dhënat personale të 1000 personave, përfshirë kancelaren Merkel, politikanë dhe gazetarë.

20-vjeçari u arrestua, ndërsa policia, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjeti një kompjuter që i dyshuari e kishte hequr nga përdorimi dy ditë përpara kontrollit.

Më pas studenti është liruar dhe po bashkëpunon me hetuesit. Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se kishte vepruar i vetëm në vjedhjen dhe publikimin e të dhënave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme