Moti nesër me reshje bore dhe me vranësira

20:28 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Në fushat barike do të ketë rënie të theksuar të temperaturave, por që vlerat termike do të ngrihen ndjeshëm, krahasuar me gjendjen e fundit që kishim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme