Mickoski: Protestat na mbeten e vetmja gjë

19:44 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM  sot ju bashkua protestave të lëvizjes “Maqedonia bllokon” që e udhëheq politikani pro-rus Janko Baçev dhe nismës “Tvrdokorni”.

Protesta e sotme ka përfunduar për të vazhduar nesër në ora 12:00 para Kuvendit të Maqedonisë ndërkaq një pjesë e protestuesve gjatë protestës së sotme u përpoqën të mbrojtjen e policisë që ishte vendosur para Kuvendit që më pastaj të intervenojë policia, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së ishte i pranishëm në protestat e sotshme ndërsa prania e tij në këto protesta u përshëndet nga protestuesit por nuk u përshëndet mirë kur ai refuzoi të mbajë fjalim. Nëpërmjet një kumtese nga OBRM-PDUKM thuhet se kryetari Mickoski do të mbajë fjalim në protestat e nesërme dhe se me pjesëmarrjen e tij dhe partisë së tij ato e thonë qëndrimin tashmë të ditur të partisë kundër marrëveshjes së Prespës, përkatësisht ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

“Unë shfrytëzoj të drejtën demokratike që në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme të protestoj për gjithë atë çfarë po ndodh sot por edhe në ditët e ardhshme, për shkak se vetëm kjo na mbetet”, tha Mickoski./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme