Kolegjiumi i të përjavshmes së Beogradit, “Vreme”, përmes një letre të hapët ka kërkuar sot nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj, që të bëhen hetime të shpejta e të hollësishme në lidhje me djegien e veturës me të cilën ktheheshin nga Kosova ekipi tre anëtarësh i “Vreme-s” me kolegun nga portali “Le Courrier des Balkans”, bën të ditur FoNet
Flaka shpërtheu papritmas dhe kjo ndodhi fare pranë pikëkalimit kufitar Jarinje në orët e mbrëmjes më 4 janar (2019), ndërsa katër pasagjerët dolën të palënduar nga automjeti, i cili o dogj plotësisht.
Ekipi i “Vreme-s” po kthehej nga Mitrovica veriore, ku kishte qëndruar me qëllim që të intervistojë Tatjana Llazreviqin, redaktoren e portalit “KoSSev.info”dhe personalitetin e vitit të përzgjedhur nga redaksia e kësaj të përjavshmeje, transmeton koha.net
Policia në Leposaviq ka marrë deklaratat nga gazetarët e “Vreme-s” dhe ka konkluduar se vetura ishte kallur vetë, pa i shikuar xhirimet e kamerave mbikëqyrëse nga Mitrovica.
Ndonëse nuk i dimë shkaqet e zjarrit në automobilin në të cilin ndodhej ekipi i “Vreme-s”, konsiderojmë se veprimi i tillë i policisë në Leposaviq është i palejueshëm dhe i rrezikshëm, aq më parë në rethana kur të punësuarit në mediume janë të ekspozuar presioneve të rënda, frikësimeve dhe formave të dhunës së llojllojshme, thekson kolegjiumi i të përjavshmes “Vreme”.
Përmes letrës kërkohet: shikimi i xhirimeve nga kamerat mbikëqyrëse në parkingun e hotelit “North city” dhe nga rruga “Kral Petar” rreth rekasisë së “KoSSev-it” në Mitrovicë, hetimi fornzik që do të përcaktonte shkaqet e zjarrit në veturë dhe veprimet e tjera përkatëse nga fushëveprimi i policisë.
Vetëm në këtë mënyrë mund të vërtettohet se pse u dogj vetura në të cilën ndodhej ekipi i të përjavshmes “Vreme”, ndërsa nga ju presim të zhvillon një hetim të shpejtë, efikas dhe me themel, përfundon kolegjiumi i “Vreme-s”.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...