Google ADS

Labinot Tahiri fton qytetarët të protestojnë për mosliberalizimin e vizave

18:28 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri, përmes rrjeteve sociale, ka ftuar qytetarët që nesër të dalin në protestë, për mosliberalizimin e vizave, transmeton Gazeta inFokus.

Tahiri, ka thënë se përkundër temperaturave të larta të cilat po mbahen në Kosovë, “trupi po don me e nxeh gjakun si oxhakun”.

“Ftoft boll, po trupo po do me e nxeeh gjakun si oxhakun. Shihem nesër në protestë në mraz nuk ka rëndësi minus temperatura”, ka shkruar deputeti Tahiri.

Ditë më parë, Labinot Tahiri ka dorëzuar në organet përkatëse pasaportat e tij me viza të Amerikës dhe Gjermanisë.

Ai me këtë ka bërë të ditur se nuk udhëton jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që ka si qytetar pasi nuk u bë liberalizimi i vizave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme