Një gjuetar ka qëlluar për vdekje djalin e tij 18-vjeç, pasi e kishte ngatërruar me drerin brilopatë në zonat rurale të pjesës veriore të Rusisë.
Burri kishte shkrepur plumbi nga pushka duke menduar se po e qëllon drerin, por për shkak të dukshmërisë së dobët dhe borës në male, ai në fakt kishte qëlluar të birin duke mbetur i vdekur në vend, transmeton Telegrafi.
Pas të shtënës ai u afrua për të parë nëse e kishte qëlluar kafshën, por mbeti i shokuar kur pa adoleshentin e shtrirë në tokë. Raportohet se i riu kishte mbetur i vdekur në vend.
Ky baba i pakujdesshëm është akuzuar për neglizhencë dhe vdekjen e të birit, dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në dy vite heqje lirie.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag