Kryeministri Zoran Zaev sot në Kuvend tha se “më 17 qershor ne me fqinjët tonë nga Greqia nënshkruam dokument ku u përfundua kontesti 3 dekadash”.
Sipas Zoran Zaevit, të gjithë së bashku jemi gjenerata që gjeti zgjidhje, duke aluduar në marrëveshjen e Prespës, njofton Telegrafi Maqedoni
“Kemi vërtetim për identitetin maqedonas maqedonas, maqedonase maqedon si brenda ashtu edhe jashtë vendit” tha kryeministri Zaev duke shtuar se Greqia nuk konteston të drejtën e Maqedonisë për vetëvendosje dhe se gjuha maqedonase do të përdoret gjithkund në NATO,BE OKB dhe në të gjitha mbledhjet ndërkombëtare.
Zaev gjithashtu tha se gjithë bota demokratike, partnerët theksuan se kjo marrëveshje është marrëveshje e të ardhmes së Maqedonisë dhe se vendimi i deputetëve sot do të bëj që të nënshkruhet Protokolli i NATO-s, dhe Maqedonia do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s ndërsa ka mesi i këtij viti do të nisen bisedimet me BE-në.
“Pas zgjidhjes së kontestit të emrit Maqedonia s’do të ketë asnjë kontest me asnjë fqinj, nënshkruam marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe se Maqedonia është bërë vend partner me fqinjët, NATO-n dhe BE-në”, tha mes tjerash kryeministri.
Ai shtoi se vendimi pozitiv i deputetëve në Kuvend do të na çojë flamurin e Maqedonisë të valojë në Bruksel në NATO duke i përshëndetur të gjithë deputetët e Kuvendit përfshirë këtu edhe 8 deputetët nga OBRM-PDUKM që votuan ndryshimet kushtetuese.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...