Katër kryetarët e komunave veriore që në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre, vazhdojnë t’i marrin pagat.
Edhe pse kishin paraqitur dorëheqjet e tyre, kryetarët e komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit e Leposaviqit, vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit.
Këtë e kanë konfirmuar për kallxo nga Ministria e Financave.
“I’u njoftoj se të gjithë Kryetarët e Komunave janë në listën e pagave dhe marrin pagat në mënyrë të rregullt, duke përfshirë këtu edhe kryetarët e komunave në veri”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Ministrisë së Financave.
Kryetarët e këtyre komunave më 27 nëntor të vitit të kaluar, në mënyrë unanime kishin vendosur të japin dorëheqje, pas vendimit të Qeverisë për të vendosur taksën prej 100% për prodhimet serbe.
Mirëpo, Qeveria e Kosovës i konsideron të diskutueshme për kah ana ligjore, dorëheqjet e katër kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk ka marrë ende vendim përfundimtar për hapat e ardhshëm.
Në anën tjetër, këtë shembull nuk e kanë ndjekur edhe kryetarët e komunave tjera me shumicë serbe në Kosovë.
Në Kosovë janë edhe 6 komuna tjera që udhëhiqen nga kryetarë serbë.
Në anën tjetër, pas dorëheqjes së Goran Rakiqit, kryetarit të Mitrovicës së Veriut, kishte shtyrë homologun e tij nga jugu i Mitrovicës që të nis procedurat për bashkimin e këtyre dy komunave në një të vetme.
Agim Bahtiri madje kishte ftuar mbledhje të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, me vetëm një pikë të rendit të ditës, ndryshimin e ligjit për bashkimin e Mitrovicës.
Pagat e kryetarëve të komunave janë të ndara në disa kategori. Kryetarët e komunave që numërojnë deri në 51 anëtarë të Kuvendit Komunal, marrin pagën bruto 1 mijë e 100 euro, me deri në 41 anëtarë, 1 mijë euro, deri në 31 anëtarë, 950 euro.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...