Prishtina nuk lejon largimin, ia vazhdon kontratën yllit të saj

13:18 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

KF Prishtina dhe Alban Muqiqi kanë vazhduar “martesën” e tyre.

Klubi bardhekaltër nga kryeqyteti ka vendosur që të vazhdoj bashkëpunimin me portierin, Alban Muqiqi.

Sipas burimeve të Arbresh.Info, Prishtina i ka ofruar kontratë 1 vit e gjysmë dhe se është arritur marrëveshje me futbollistin dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi për t’u vendosur mbi letrën e bardhë.

23 vjeçari ishte në gjashtë mujorin e fundit të kontratës së tij.

Albani në këtë sezon nuk ka arritur të luajë edhe shumë ndeshje nga minuta e parë, për shkak të formës së mirë se bashkëlojtarit të tij, Visar Bekaj.

Megjithatë, përkundër kësaj ai ka vendosur që ta vazhdoj karrierën ende me klubin e zemrës.

Albani është futbollist i dalur nga akademia e klubit dhe është rritur në këtë klub.

Ai për gjigantin e futbollit shqiptar, është paraqitur në 85 ndeshje.

Sezonin 2016/17 ishte më i mirë për të deri më tani, pasi ishte i pa zëvëndësueshëm në portën e Prishtinës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme