Zjarri që përfshiu shtetin federal amerikan të Kalifornisë vitin e kaluar është katastrofa natyrore më e shtrenjtë në botë në vitin 2018, ka njoftuar kompania gjermane e sigurimeve “Munich Re”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania thotë se zjarri Camp që shpërtheu në Kaliforni më 8 nëntor shkaktoi një dëm prej 16.5 miliardë dollarësh. Nga zjarri, jetën e humbën mbi 80 persona dhe rreth 14 mijë shtëpi u dogjën. Një pjesë e dëmit material prej 12.5 miliardë dollarë ishte siguruar.
Uragani që shkaktoi dëmet më të mëdha në vitin 2018 ishte Michael, i cili goditi shtetin federal të Floridës në tetor. Supozohet se kjo fatkeqësi natyrore shkaktoi një dëm prej 16 miliardë dollarësh ndërsa 35 persona humbën jetën nga goditja e stuhisë.
Dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore vitin e kaluar vlerësohet në 160 miliardë dollarë ndërsa “Munich Re” thotë se këto janë humbje më të vogla krahasuar me vitin 2017, e cila në atë kohë arriti në rreth 350 miliardë dollarë.
Torsten Jeworrek, një anëtar i bordit drejtues të kompanisë, tha se lidhja midis zjarreve të pyjeve në Kaliforni dhe ndryshimeve klimatike është e dukshme.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...