Ministria e Mbrojtjes në njoftim për mediat ka bërë me dije se janë kontaktuar të gjithë prefektuarat për organizimin e shtabeve të emergjencave për përballimin e situatës.
“Janë kontaktuar të gjithë prefektuarat dhe rezulton se janë organizuar dhe funksionojnë shtabet e emergjencave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Më tej raportohet se prefekturat me problematike me prezence të shtuar dëbore dhe vështirësi në rrugë janë, Korça, Gjirokastra, Shkodra/ Bashkia Pukë, Dibra dhe Kukësi.
“Në akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugësh, ndonëse disa janë të detyrueshme të lëvizin me zinxhirë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila shton se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Rrugor, Policinë e Shtetit dhe prefekturat dhe te gjitha institucionet.
Bëhet e ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile është nisur drejt Qafë-Thanës për të inspektuar punën që po behet atje.
Leverkuseni me urim unik për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojm...
Aksion i antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë ...
Serbët e veriut fillojnë të mblidhen për protestën në Zubin ...
Barcelona do të regjistrojë Olmon dhe Szczesnyn në La Liga p...
Kapen 340 kg duhan të kontrabanduar
Nëndetësja e re bërthamore kineze fundoset gjatë ndërtimit