Mendimi se së shpejti do plakemi është një nga faktorët më stresues në përditshmërinë tonë. Nqs jeni një nga këto persona që mendoni si më sipër atëherë duhet të kuptoni që disa pjesë të trupit plaken më shpejtë se të tjerat. Ato janë:
Koka juaj: është ajo që plaket më shumë se të gjithë pjesët e tjera të trupit. Përpara se të frikësoheni, dijeni se është një diferencë me nanosekonda – 90 miliardë e sekondës në 79 vite, për të qenë të saktë. Kjo ndodh për shkak të një teorie relativiteti që Einstein zhvilloi dhe shkencëtarët më vonë provuan: Shkalla në të cilën lëviz koha varet nga sa shpejt po lëvizni dhe sa afër jeni në një fushë gravitacionale. Për shembull, orët në vendet më të larta ecin pak më shpejt se ato në nivelin e detit. Studiuesit pranë Institutit Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë (NIST) donin ta provonin këtë teori në një shkallë edhe më të vogël, në një diferencë prej një metër. Pra, nëse koha kalon më shpejt në një ndryshim të vetëm prej një metër, ajo definitivisht kalon më shpejt dhe në krahasim me këmbët dhe kokën.
Duke e bërë kokën të plaket më shpejt se trupi juaj. Përsëri, kjo plakje nuk ka ndonjë ndikim thelbësor në pamjen njerëzore.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...