Policia australiane është duke hetuar disa paketa të dyshimta të gjetura tek konsullata e huaja në Kanberra dhe Melburn.
Brigada e Zjarrit në Melburn tha se ishte thirrur në disa incidente në vende të ndryshme të qytetit, transmeton portali arbresh.info.
Konsullatat e Britanisë, Zvicrës, SHBA-ve, dhe Pakistanit janë në mesin e atyre që janë prekur, si dhe në disa të tjera.
“Paketat janë duke u ekzaminuar nga shërbimet e emergjencës. Rrethanat janë duke u hetuar”, bën të ditur Policia Federale Australiane.
Policia shtetërore në Melburn tha se incidentet besohet të jenë të “shënjestruara dhe nuk prekin komunitetin në përgjithësi”.
Punëtorët e emergjencës ishin parë në konsullatat që i përkisnin Indisë, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Greqisë, Italisë dhe Francës sipas transmetuesit australian ABC News./Arbresh.info/
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones