Ndërmjetësuesja e dialogut të Brukselit, Federica Mogherini, gjatë takimit që ka zhvilluar dje me delegacionin shtetëror të Kosovës ka kërkuar heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Por delegacioni kosovar ka thënë se taksa nuk hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
Përfaqësuesit e ekipit negociator për dialogun me Serbinë kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim me ndërmjetësuesen e dialogut Kosovë – Serbi, Federica Mogherini, me ç’rast kanë diskutuar për fazën finale të dialogut. Pos kësaj, anëtarët e delegacionit ia kanë bërë të qartë Bashkimit Evropian se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
Megjithëkëtë, gjatë takimit në Bruksel Mogherini ka kërkuar që urgjentisht të shfuqizohet tarifa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe të atyre të Bosnjë e Hercegovinës. Mogherini, siç është bërë e ditur në kumtesën e lëshuar nga zyra e saj, ka vlerësuar se deklaratat dhe veprimet që nuk janë në interes të përgjithshëm duhet të shmangen.
Ndërkohë, kryesuesit e ekipit kanë thënë se epilogu i bisedimeve me Serbinë është njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht këtij takimi të zhvilluar në Bruksel, përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësojnë se ekipi negociator është jolegjitim dhe pa mandat kushtetues.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë