Sabajdin Cena, ish-epror i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, është njoftuar dje se të hënën e ardhshme duhet të udhëtojë për në Hagë. Ndonëse ende nuk e di se çfarë statusi do ta ketë, ai thotë për “Zërin” se më shumë preferon të jetë i akuzuar sesa dëshmitar i Speciales. Edhe ish-kreu i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ka folur për ftesën që i është bërë nga ky institucion i drejtësisë, shkruan gazeta “Zëri”.
Sabajdin Cenajn, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Pashtrikut, dje pasdite e kanë njoftuar nëpërmjet telefonit se të hënën e ardhshme, përkatësisht më 14 janar 2019, do të duhej të udhëtojë për në Hagë pas një ftese që ka marrë nga Gjykata Speciale.
Pak ditë para nisjes për në Hagë Cena ka thënë për “Zërin” se ende nuk e di nëse do të jetë i akuzuar ose dëshmitar i kësaj Gjykate. “Ftesën nga Gjykata Speciale e kam marrë një muaj më parë. Por sot (të martën) më kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe më kanë njoftuar se më 14 janar 2019 më duhet të udhëtojë për në Hagë. Patjetër që do t’i përgjigjem kësaj ftese, por ende nuk e di nëse do të jem i akuzuar ose dëshmitar. Do të doja që të jem i akuzuar dhe më së paku do të dëshiroja të jem dëshmitar”, thotë Cena gjatë bisedës për “Zërin’.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...