Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se është papërgjegjësi totale për LDK-në, ndaj qytetarëve të Kosovës, mos pjesëmarrja në dialog.
Beqa, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë nuk është diçka e re për LDK-në pjesëmarrja në bisedime.
“Pas letrës që ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump në adresë të presidentit Thaçi, gjërat janë qartësuar. Bota dhe faktori ndërkombëtar nuk ka kohë ta pret Kosovën derisa ne ta gjejmë formulën e brendshme të bashkëpunimit”, tha ai.
Deputeti i PDK-së thotë se në vitin 2019 edhe qytetarët edhe bashkësia ndërkombëtare pret nga ne që të arrijmë një unifikim të brendshëm.
Ai ka thënë se nuk e ka të qartë çfarë po presin LDK dhe Vetëvendosje, duke ironizuar më tej me këto dy subjekte politike.
“Nuk e di çfarë po presin LDK dhe Vetëvendosje. Vetëm nëse presin Putinin që gjatë vizitës në Beograd mos po shpallë edhe ai ndonjë letër”, tha Beqa, përcjell Telegrafi.
Beqa ka folur edhe për sondazhin e fundit që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se sondazhin Vetëvendosje e ka nxjerrë ashtu siç dëshiron vetë, por më tej ka shtuar se ata janë të gatshëm t’u japin disa ministri LDK-së dhe Vetëvendosjes vetëm për të zgjidhur problemin.
“Nëse këta dëshirojnë me të vërtet pushtet, le t’i bashkohen koalicionit qeveritar. I zvogëlojmë ne ministritë u japim edhe këtyre [ministri], vetëm të zgjidhim problemin. Mos t’i shohim interesat partiake para interesave nacionale”, deklaroi Beqa.
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...