Një borxh i papaguar prej 18,489 euro ka bërë që Gjykata e Torinos të konfiskojë katër prona të mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal .
Kiliani kishte një shumën fillestare të borxhit prej 17,045.76 eurosh.
Borxhi ishte ndaj një agjencie udhëtimi me qendër në Torino.
Vidal mori një njoftim përfundimtar më 24 dhjetor, një vit pas fillimit të procedurës ligjore.
Sipas paralajmërimit të fundit, katër prej pronave të tij me qendër në Torino do të konfiskoheshin dhe do të hynin në një proces ankandi, në rast se ai do të paguante borxhin para fundit të vitit 2018.
Sipas MARCA, Vidal nuk e bëri pagesën, të cilës i janë shtuar edhe 12,058.75 euro shtesë për shkak të shpenzimeve të krijuara gjatë procesit gjyqësor.
Vidal ka luajtur te Juventusi për katër vite ku fitoi katër herë titullin dhe ishte ndër të pëlqyerit e tifozëve. /Telegrafi/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë