Gjykata Themelorë e Prishtinës më 28 janar do të mbajë seancën e parë në rastin e njohur si “Veteranët”.
Në këtë seancë, gjykata pritet të vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë për masë të përkohshme lidhur me veteranët e dyshuar si të rrejshëm, shkruan lajmi.net.
Rrjedhimisht, gjykata mund të vendosë që t’ua ndalë pensionet rreth 19 mijë veteranëve që dyshohet se përfituan jashtëligjshëm.
Mirëpo, me një vendim të tillë nuk pajtohet Organizata e Veteranëve të Luftës.
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, për lajmi.net tha sot se organizata që ai udhëheq nuk do të pajtohej me një vendim të tillë.
Sipas tij, nëse një vendim i tillë merret, do të pësonin edhe rreth 3 mijë e 500 veteranë të vërtetë që janë përfshirë në listat e mashtruesve të prokurorisë.
“Ne nuk jemi kundër mbajtjes së seancës së parë, mirëpo jemi kundër ndaljes së pagave. Aty do të pësonin edhe rreth 3 mijë e 500 veteranë të vërtetë që janë përfshirë në ato lista. Nuk besojmë që gjykata do ta marrë një vendim të tillë”, ka thënë ai.
Sipas Gucatit, prokuroria duhet fillimisht që t’i verifikojë edhe njëherë listat, dhe të dihet saktë se kush ka qenë mashtrues e kush jo.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68 milionë 153 mijë e 533 euro e 14 cent.
Gjykata e kishte kthyer aktakuzën mbrapa me 9 tetor 2018, duke kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës përmirësimin e saj brenda 30 ditëve.
E njëjta, ishte ridërguar në gjykatë në ditën e fundit të afatit ligjor.
Aktakuzë është ngritur ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, konkretisht ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjagës, Shkumbin Demaliajt, Qelë Gashit, Shukri Bujës, Ahmet Dakut, Rrustem Berishës, Faik Fazliut, Smajl Elezajt, Fadil Shurdhajt dhe Xhavit Jasharit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...