Google ADS

Ndiqni këto këshilla që të mbroni fytyrën nga i ftohti

20:53 | 8 Janar 2019
Trina Galanxhi

Në stinën e dimrit kur temperaturat janë më të ulëta, kujdesi ndaj lëkurës është më i lartë. Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e parë me temperaturat e ulëta.

Tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë problemet më të dukshme. Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për ta përballuar. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra mbetet disi më problematike.

Çfarë duhet për një lëkurë të thatë dhe të irrituar?
Lëkura e thatë nuk është vetëm një problem estetik. Mungesa e ushqyerjes të saj, sjell si rezultat një lëkurë të dehidratuar, mosfunksionim të rigjenerimit të epidermës, dhe komplikime dermatologjike. Kjo më pas reflektohet në pamjen e dukshme të rrudhave duke nxitur plakjen e lëkurës në tërësi.
Shenjat e para të rrudhave në lëkurë nuk shfaqen vetëm tek të rriturit, ky proces nis më herët! Nëse ne nuk kujdesemi për lëkurën gjatë të 20 -tave, gjatë të 30-tave do të na duhet më shumë punë.
Ky është një fakt i rëndësishëm jo vetëm për femrat por edhe për meshkujt, pasi ushqyerja është e rëndësishme që ne moshë të re.

Cilat janë arsyet që ne nuk kujdesemi për hidratimin e lëkurës?
Justifikimi i zakonshëm është mungesa e kohës, pas një dite të lodhshme pune jemi të gatshëm menjëherë për të fjetur, dhe nuk kujdesemi për të aplikuar trajtimet e duhura kozmetike. Ky është gabim, pasi produktet moderne kërkojnë vetëm disa sekonda për tu aplikuar dhe përthithur nga lëkura! Nëse lëkura juaj e duarve, fytyrës apo trupit është e thatë, provoni vetëm një produkt, ai është kremi hidratues. Fara chia, është përdorur prej kohësh si përbërës në recetat e kulinarisë, dhe tani e gjejmë në formulat kozmetike. “chia” do të thotë “fuqi”.

Hidratim i zgjuar
Hidratimi i duhur është shumë i rëndësishëm për lëkurën. Nëse keni një lëkurë alergjike dhe shumë të ndjeshme sigurohuni të keni një produkt, i cili nuk përmban paraben dhe rekomandohet për lëkura të ndjeshme.

Po në lidhje me përbërësit natyral?
Acidet yndyrore të ngopura me Omega 3 janë përbërës të çmuar që forcojnë lëkurën dhe forcojnë shtresën e saj mbrojtëse, po kështu është edhe vaji i bajames, i njohur për fuqitë e tij nga antikiteti. Ai hidraton tërheq , zbut, parandalon plakjen e lëkurës, gjithashtu mbron lëkurën nga faktorët atmosferik dhe parandalon dehidratimin e qelizave./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme