Ditën e nesërme është është paraparë të mbahet seanca gjyqësore ndaj Sami Lushtakut dhe gjashtë personave të tjerë të akuzuar lidhur me tenderin gjashtë milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut.
Për shkak të mungesës së Lushtakut në seancagjyqësore, Gjykata ka marrë vendim për sjelljenme detyrim nga policia të të njëjtit.
KALLXO.com ka kontaktuar, vetë Sami Lushtakun për të marrë një qëndrim në lidhje me vendimin e gjykatës, por në telefon asistenti i tij tha të drejtohemi tek avokati.
“Ne nuk kemi ndonjë qëndrim, për çdo gjë ju lutëm mund të kontaktoni përmes avokatit të zotri Lushtakut”, tha asistenti i Lushtakut.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe avokatin e Sami Lushtakut, Arianit Koci.
Ai për KALLXO.com tha se seanca gjyqsore nuk do të mbahen për shkak ë grevës së avokatëve e cila do të filloj që nga dita e nesërme.
“Së pari që nga dita e nesërme të gjithë avokatët jemi ne grevë, me vendimin e Odës së Avokateve. Une do ta respektoj vendimin natyrisht se nuk dua të procedohem pranë komisionit për etikë, nëse ne jemi ne grevë nuk mund të mbahen gjykimet. Neser nuk mund te mbahet gjykimi”, tha Koci.
Ai shtoi se vendimi i Odës së Avokatëve do të respektohet nga të gjithë avokatët pasi qe jane te obliguar për të njëjtën gjë.
Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, mungoi Lushtaku.
Mungesa e Sami Lushtakut e kishte detyruar gjykatësin Beqir Kalludra që të paralajmëroj se nëse nuk vjen herën e ardhshme, atëherë do të kërkohet që ai të sjellët me forcë në Gjykatë.
Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci kishte thënë për KALLXO.com se Gjykata nuk ka lëshuar fletarrest për Lushtakun.
Koci ka shtuar gjithashtu se mungesa e sotme e Lushtakut në seancë ka qenë me arsye dhe se gjykatësi në fjalë ka qenë i njfotuar për këtë.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik