Vorbulla polare që ka pushtuar Europën shënoi të tjera viktima. I fundit ishte një i pastrehë rreth të 50-ave në jug-lindje të Francës.
Aktualisht numërohen 8 viktima si pasojë e të ftohtit. 7 persona humbën jetën nga orteqet në rajonet malore në Austri, Gjermani e Itali. 2 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në Austri ku reshjet e dendura të dëborës e çuan nivelin e saj deri në 1.5 metra.
Në emergjencë është edhe Ballkani, ku më problematike situata shfaqet në Greqi. Në disa zona malore në vendin fqinj, termometri arriti deri në -21 gradë Celsius. Pak ditë më parë 3 persona u gjetën të pajetë, si pasojë e gjendjes së hipotermisë. Disa segmente rrugore edhe në autostradën që lidh Athinën me Selanikun qarkullimi i automjeteve u bllokua për shkak të dëborës apo shtresave të akullit. Si pasojë e acarit siberian shumica e shkollave dhe institucioneve të tjera, mbetën të mbyllura.
Vala e motit të keq në Europë do të zgjasë deri në fund të javës, ndërsa javën e ardhshme priten përmirësime dhe ngritje të temperaturave.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...