Google ADS

Mehmedi tregon se ku do ta përfundojë karrierën

18:26 | 8 Janar 2019
Arbresh Info

Admir Mehmedi ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane, “Bild”.

Sulmuesi shqiptar ndër të tjerash ka thënë se do të dëshironte që të qëndronte gjatë te Wolfsburgu.

Këtë të fundit ka pohuar se e konsideron si familje dhe se i pëlqen edhe qyteti dhe jetesa që ofron ajo, transmeton telegrafi.

“Momentet që po i kaloj këtu në Wolfsburg, do t’i ëndërronte çdo futbollist. Këtu kam gjithçka. Për mua si një njeri familjar, qyteti është i përsosur. Mund të qëndroj në Wolfsburg dhe më vonë të punoj edhe me të rinjtë e këtij klubi”, ka pohuar lojtari i përfaqësueses zvicerane.

Theksojmë se futbollisti 27-vjeçar ka kontratë të vlefshme me ‘ujqërit ’deri në qershor të vitit 2022.

Këtë edicion ka shënuar tre gola dhe po aq asistime në 11 paraqitje në ligën elitare të Bundesligas.

Ndryshe, lojtari ka luajtur edhe te ekipet e tjera gjermane si Bayern Leverkusen dhe ekipi i Freibugut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme