Zëdhënësi i LDK-së, Besjan Mustafa, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se para dialogut me Serbinë duhen zgjedhje të reja nga të cilat do të dilte edhe ekipi legjitim negociator.
Në “Express Intervistën”, Mustafa ka thënë se ekipi i tanishëm negociator që ka për prijës Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn, po thirret nga Bashkimi Evropian vetëm për t’u këshilluar dhe jo për marrje vendimesh.
“Nga të gjitha ekipet negociatore të 30 vjetëve të fundit, ky është më i dobëti. Ne dyshojmë në bazën kushtetuese të këtij grupi negociator. Ky u votua në një ditë vikendi. 62 deputetë ishin aty, votuan 59 deputetë”, ka thënë Mustafa.
Zëdhënësi i LDK-së ka insistuar se partia e tij mbetet pro dialogut, por jo për dialog që përfaqësohet nga një ekip dhe qeveri që nuk ka legjitimitet.
“Ekzekutivi udhëhiqet që ka shumicën, vetë fakti që më 15 dhjetor i patën vetëm 59 vota, po ashtu edhe ligji për buxhetin dhe kjo tregon se qeveria nuk i ka 61 vota në Kuvend. Pra nuk e ka legjitimitetin që të udhëheq dialogun, prandaj kërkojmë që të shkojmë në zgjedhje. Edhe nëse nuk i fitojmë zgjedhjet, cilado qeveri që të jetë, ne do të insistojmë që të rilegjitimohet ekzekutivi”, ka thënë Mustafa.
“LDK-ja nuk bëhet pjesë e këtij grupi negociator. Nuk bëhemi pjesë e tyre. Shkojmë në zgjedhje, varësisht prej votave, partitë fituese e formojnë qeverinë dhe udhëheqin me dialogun”, ka thënë veç të tjerash ai.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...