Asamblisti i PSD-së në Komunën e Prishtinës, Nol Nushi ka komentuar kallëzimin penal që sot Vetëvendosje e dorëzoi për keqpërdorim penal në këtë komunë.
Në një postim në Facebook, Nushi ka kritikuar partinë të cilës i takonte dikur, duke shkruar se në “Vetëvendosje”-n e djeshme, keqpërdoruesit iu hiqej nga ana e drejtuesve e drejta për të kandiduar, apo për t’u zgjedhur në çfarëdo pozicioni drejtues, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Nushit:
ME HAJNA NUK LUFTOHET “KORRUPSIONI”
E paaftë për të marrë përgjegjësi, jokonsistente në çdo qëndrim politik, në panikë për rënien e saj të vazhdueshme të popullaritetit, ish-subjekti i parë politik në Kosovë, “Vetëvendosja!”, po shpreson ende në strategjinë e vjetër të zhvendosjes së vëmendjes, për ta fshehur defaktorizimin dhe degradimin e saj. Mbase nga dëshira për ta ruajtur së paku vendin e tretë.
Shpifjeve, linçimeve dhe akuzave ia paskan shtuar tanimë edhe një kallëzim penal për keqpërdorim në komunën e Prishtinës. Kur? Për kohën që ishin në qeverisje. Ç’demagogji!
E kush e dorëzoi kallëzimin në emër të një subjekti që pretendon bartjen e flamurit të puritanizmit dhe moralizimit? Një hajn klasik!
I njëjti person që për shkak të keqpërdorimeve ishte shkarkuar nga të gjitha pozitat në “Vetëvendosje”. Keqpërdorim të cilin e ka pranuar edhe ai vetë më vonë.
Në “Vetëvendosje”-n e djeshme, keqpërdoruesit iu hiqej nga ana e drejtuesve e drejta për të kandiduar, apo për t’u zgjedhur në çfarëdo pozicioni drejtues.
Në “Vetëvendosje”-n e sotme, keqpërdoruesi shërben si puthadorë i liderit njësh për t’i njollosur të tjerët, që nuk janë (ishin) të gatshëm të keqpërdorën.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...