Qytetarët e Prishtinës që nga orët e para të së hënës janë përballur me ndërprerje të furnizimit me ngrohje qendrore, por problemet janë sanuar këtë pasdite.
Afërdita Uka, zëdhënëse e “Termokosit”, ka thënë për arbresh.info se ndërprerja e furnizimit më ngrohje është pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
“Ashtu siç kemi njoftuar gjatë ditës së djeshme si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike për disa orë me radhë dhe dëmtimeve, që janë shkaktuar në sistemin e ngrohjes qendrore, nuk kemi arritur të furnizojmë me ngrohje konsumatorët tanë. Për shkak se sistemi i ngrohjes qendrore është automatik, çdo ndërprerje e paparalajmëruar e energjisë elektrike mund të jetë shkatërrues për pajisjet e sistemit të ngrohjes qendrore. Por, falë mobilizimit të ekipeve tona është evituar më e keqja”, ka thënë ajo.
Uka ka thënë gjithashtu se furnizimi në ngrohje është kthyer pasditen e së hënës.
“Në orët e pasdites është rikthyer furnizimi me energji elektrike nga KEDS, ndërkohë që përkundër vështirësive që kemi pasur, kemi arritur të rikthejmë furnizimin me energji ngrohëse për gjithë konsumatorët tanë”, ka shtuar ajo.
E rreth ndërprerjes, Uka ka thënë se kanë njoftuar me shkrim edhe KEDS-in.
“Ne kemi ndërmarrë me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive dhe në asnjë rast nuk kemi dashur që fajin t’ia hedhim KEDS-it, por realiteti është ky. Për më tepër shqetësimet tona për shkak të këtyre ndërprerjeve dhe problemeve, që na janë shkaktuar ia kemi paraqitur edhe MZHE-së, ndërkohë që për këtë është njoftuar zyrtarisht, në formë të shkruar edhe KEDS”, ka përfunduar ajo.
KEDS në një njoftim adresuar Arbresh.info, ka sqaruar problemin e ditës së djeshme për dëmet shkaktuar ngrohjes së qytetit TermoKos.
Ai tha se sot pas mesnate, konkretisht rreth orës 00:40 ka ndodhur një prishje në asete e Termokosit.
“Konkretisht, prishja ka ndodhur në ndërprerësin dhe kabllot që e furnizojnë këtë ndërmarrje, që të dyja në pronësi të kësaj ndërmarrjeje, dhe ko ka bërë që tërë nënstacioni një kohë të shkurtër të jetë pa energji elektrike. Pra, nuk bëhet fjalë për asnjë ndërprerje nga ana e KEDS-it, por për prishje në asetet e një ndërmarrje tjetër”, ka deklaruar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala për arbresh.info.
Buzhala ka theksuar më tej se KEDS, ka njoftuar menjëherë Termokosin dhe konsumatorët tjerë se cka ka ndodhur. Duke e ditur ndjeshmërinë, KEDS i ka dale menjëherë në ndihmë kësaj ndërmarrje dhe ka dërguar ekipet për të sanuar prishjen.
“Ekipet tona kanë arritur ta rikthejnë energjinë për Termokosin rreth orës 5:00 të mëngjesit. Por, linja prapë ka filluar të shkaktojë probleme dhe KEDS është dashur të intervenojë sërisht pak para orës 13:00 deri në ora 14:00, kur janë zëvendësuar pajisjet e dëmtuara”, tha Buzhala për Arbresh.info.
Në fund Buzhala, shtoi se kjo nuk është hera e parë që po paraqiten prishje në kabllot e Termokosit.
“Aty kanë dy linja 10 kV (kilovolt) që e furnizojnë këtë ndërmarrje, pra 6 kabllo. Ato kabllo janë të dëmtuara nga vet punimet e Termokosit”, u shpreh Buzhala.
Këto ditë temperatura minimale kanë janë shënuar deri në -10 gradë Celsius, dhe sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë gjithë javës do të mbretërojë ky mot i ftohtë./arbresh.info/
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...