Trupi i Anxhelina Petros mbërrin në Berat, nesër i jepet lamtumira e fundit

14:54 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Trupi i pajetë i Anxhelina Petros ka mbërritur në Berat. Kortezhi mortor u nis nga Korfuzi në Greqi mëngjesin e sotëm. Nëna e Anxhelinës, Xhezmije Stoçeni kishte shkuar në Korfuz së bashku me të afërm të saj për të tërhequr trupin e së bijës.

Ajo nuk e kishte takuar të bijën prej 13 vitesh, pasi vajza shqiptare në moshën 16-vjeçare u largua nga Berati dhe shkoi tek i ati i saj në Korfuz për një jetë më të mirë. Por ishte pikërisht dora e të atit që i mori jetën. Tashmë trupi i Anxhelinës do të prehet në Berat. Ceremonia mortore do të mbahet ditën e mërkurë në orën 11:00.

Anxhelina Petro u qëllua për vdekje me shufër hekuri nga babai i saj Aleko Petro, pasi ky i fundit refuzonte lidhjen e vajzës së tij me një emigrant afgan në Korfuz. Aleko ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë. Gjykata greke e ka lënë në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme