Google ADS

Osmani: Nuk ka interes më të madh për shqiptarët, se sa anëtarësimi në NATO

13:28 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, para mbledhjes së sotme të Komitetit të Punës për Eurointegrime, tha se ekziston dorë e fshehur për ta rrënuar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ai shtoi se nuk dëshiron që partitë politike shqiptare të perceptohen si “ajo dorë e fshehur”, për shkak të siç tha, naivitetit dhe mosgjindjes në procese të tilla politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka interes më të madh etnik për shqiptarët se sa anëtarësimi i Maqedonisë në NATO. Ky është interes i madh dhe esencial për shqiptarët, i cili është mbi të gjithë interesat tjera etnike për momentin, pasi kjo është garancë se shqiptarët do të jenë pjesë e familjes perëndimore evropiane”, tha Osmani.

Ai tha se për prishjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese ka qenë i shqetësuar edhe Ali Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme