Pacolli të enjten takim të rëndësishëm në Gjermani, flitet edhe për njohjen e patent-shoferëve

13:41 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Qeverisë së Gjermanisë, Heiko Maas, Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Kosovës dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të enjten do të udhëtojë në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij gjerman, Heiko Maas.

Maas dhe Pacolli do të biseojnë për temat aktuale, me fokus të veçantë në marrëdhëniet bilaterale në mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke filluar nga nevoja e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe invesitmeve gjermane në Kosovë, njohja reciproke e patentshoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës etj.

Në fokus të veçantë do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe negociatat për marrëveshjen përfundimtare në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e ku Gjermania luan një rol të rëndësishëm.

Ministrat Maas dhe Pacolli pas takimit do të flasin edhe para mediave gjermane në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme