Dhjetëra njerëz janë lënduar dhe të paktën dy prej tyre kanë vdekur pas përplasjes së dy trenave në Afrikën e Jugut.
Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, kur dy trena u përplasen në kryeqytetin Pretoria, tha një zyrtar i emergjencës, transmeton portali arbresh.info.
Charles Mabaso i tha Reuters: “Ne kemi dy viktima të konfirmuara, dhe ne kemi marrë shërbime të ndryshme emergjente në vend.”
Një oficer i policisë së Pretoria, i cili kërkoi të mos përmendet, i tha Times Live: “Për momentin duket se dy njerëz janë të vdekur, me një numër të madh të të plagosurish rëndë.
“Shërbimet e emergjencës po përpiqen të arrijnë të plagosurit që janë të bllokuar brenda karrocave.”
Incidenti ndodhi rreth orës 10:00 të kohës lokale./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I