Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar në lidhje me raportimet në media për aksidentin ku është e përfshirë edhe një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se sot rreth orës 09:00 në një aksident trafiku në lagjen Arbëria në Prishtinë, njëra nga dy veturat e përfshira në aksident është e MPB-së. Në këtë veturë kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa”, thuhet në reagim.
Sipas njoftimit në veturë nuk ishte i përfshirë Ministri Mustafa.
“Ju njoftojmë që në veturën në fjalë nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa. Duke i falënderuar mediet për bashkëpunimin, kërkojmë nga to që në raste të tilla të merret edhe një konfirmim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme”, shkruan në njoftim./arbresh.info
Vuçiq: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-n...
Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot n...
Përfundon intervistimi i Dejona Mihailit, nuk flet për media
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...