Ferid Nezori, kryetar i këshillit grevistë të punëtoreve të “Trepçës” ka thënë për arbresh.info, se greva do të vazhdojë ndërsa paralajmëron përshkallëzim të saj.
“Ne kemi filluar grevën pasi kemi pritur 6 muaj Qeverinë dhe Ministrinë t’i realizojë kërkesat tona, ata nuk i kanë realizuar andaj ne kemi hyrë në grevë. Tash i kemi shtuar edhe tri kërkesa të tjera, njohjen e pensioneve 70%, Ligjin për invalid , stazhin e benificuar, sigurimet shëndetësorë dhe njohjen e stazhit të viteve 89-99. Sot, kemi vendos që nga nesër grevën do ta vazhdojmë në zgafelle do të mbyllemi ose do të dalim para Qeverisë, por nuk do të ndalemi sepse mjaft kemi pritur”, thotë ai.
E në përkrahje të minatorëve ka dalur edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, para grevistëve tha se i mbështesin dhe bashkohen me grevën e tyre.
“Kemi ardhur për të ju përkrahur dhe i bëjmë thirrje Qeverisë që të vijë dhe të diskutoj më ju. Nese nuk realizohen kërkesat e juaja ne nuk e përjashtojmë mundësin që edhe punëtoret e tjerë të ju bashkohen kësaj greve”, ka thënë ai.
Kujtojmë se minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë edhe korrikun e vitit të kaluar por që greva ishte ndërprerë pas arritjes se një marrëveshje më Ministrin e Zhvillimit Ekonomik. Qeveria u kishte premtuar minatorëve se kërkesat do të përmbushen brenda tre muajve./ arbresh.info/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...