Limaj: Në takim kërkuam angazhim shtesë që të futet në rend dite çështja e liberalizimit

11:52 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Ekipi negociator i Kosovës ka përfunduar takimin me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Kryesuesi i këtij ekipi, Fatmir Limaj ka thënë se në takim kanë biseduar për tema të ndryshme përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Ne jemi të interesuar të biem në ujdi. Duhet të jetë marrëveshje që në zemër të saj ka njohjen e Kosovës, anëtarësimi e Kosovës. E biseduam edhe çështjen e liberalizimit të vozave, dhe kërkuam angazhim shtesë që të futet në rend dite kjo çështje, ku Kosova ta merr lajmin e pritur. Ne ia bëmë të qartë që Kosova ka ekip, që të gjithë janë pjesë e ekipit”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Limaj ka thënë se është biseduar edhe për taksën ku sipas tij ka pasur arsye të mëdha që të ngritët taksa.

“Duhet të shohim të gjitha arsyet përse ne e kemi ngritur taksën. Ka shumë kushte që na ka bërë që ne ta ngrisim këtë taksë, e që Serbia nuk i ka plotësuar këto kushte. Do ta bisedojmë edhe në Prishtinë vendimin për taksën, besoj edhe në Beograd do të bisedohet për gjërat që kanë shtyrë që kjo taksë të ngritet. Biseduam edhe për të pagjeturit edhe për krimet e luftës”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme